Qeveria rrit pagat për punonjësit e Shërbimit Informativ Shtetëror.Rritet numri i punonjësve të KQZ 

 

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri Rama ka vendosur që punonjësit e Shërbimit Informativ të Shtetit të marrin rritje page nga data 1 mars. Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për rritje page dhe shtesa mbi pagë lidhur me vështirësitë, vendin dhe zonën ku janë vendosur punonjësit e SHISH. Efektet financiare të këtij vendimi, për shkak të politikës për rritjen e pagave, të përballohen nga fondet e miratuara në ligjin 130/2016 , “Për buxhetin e vitit 2017”, për politikat e reja të pagave. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 mars 2017.

Artikulli paraprakDEKRIMINALIZIMI,KQZ:RIVERIFIKIM SALI BERISHËS DHE 12 DEPUTETËVE
Artikulli tjetërNË SHTATOR NIS HEKURUDHA E RË PËR RINAS, BERZH JEP 36.8 MLN EURO