Presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaron se qeveria serbe do të akordojë një fond parash për të ardhur në ndihmë zonave të prekura nga tërmeti në Shqipëri.

“Shpreh ngushëllime për familjet e personave që humbën jetën gjatë tërmetit. Ne bëmë sa mundëm duke sjellë ekipet e shpëtimit. Qeveria e Serbisë do të marrë një vendim për të ndihmuar me një vlerë domethënese parash. Do të jetë një nga dy tre katër donatorët e mëdhej për Durrësin e Thumanën .

Deklarata u be ne konferencen e perbashket e Kryeministrit Edi Rama, Presidentit serb Aleksandër Vuçiç, kryeministrit te Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Presidentit të Malit të Zi Milo Djukanoviç.

Artikulli paraprakRAMA: PLAGËT E VJETRA NUK KUROHEN ME HELM DHE ACID! VETËPËRJASHTIMI NUK SJELL ASNJË TË MIRË
Artikulli tjetërGJUKANOVIÇ: TAKIMI I RADHËS NË MAL TË ZI, TË NXISIM DIALOGUN