Lagjja Fermentim në perfiferi të qytetit të Shkodrës vazhdon të mbetet larg vëmendjes së institucioneve përgjegjëse. Prej më shumë se 18 vitesh banesat e kësaj zone furnizohen më ujë të ndotur, një problem ky që I ka vështirësuar shumë jetesën banorëve.

Banorëve në këtë zonë u duhet të blejnë vazhdimisht bidonë uji në tregjet ushqimore të Shkodrës, ndërsa tregojnë se kjo gjë u kushton shumë para.
Disa herë banorët e lagjes Ferementim kanë testuar cilëzinë e ujit që furnizon banesat e tyre ku specialistët I kanë rekomanduar të mos e përdorin atë as për të larë rrobat e tyre.

Edhe pse kanë 18 vite që paguajnë taksa dhe si shpërblim furnizohen me ujë të ndotur, banorët e kësaj zone u bëjnë apel insitucioneve përgjegjëse të marrin masa për zgjdihjen e këtij problemi që po rrënon ekonominë e tyre.
.

Artikulli paraprakNEGOCIATAT/ HAHN NUK PËRMEND SHQIPËRINË: NËSE NUK SHPËRBLEHET MAQEDONIA, DO HUMBASË BESUESHMËRIA E BE
Artikulli tjetërAKU BLLOKON 44.5 TON VERË, RAKI E UTHULL