Lidhja e shqiptarëve me armët është e fortë, kjo që nga koha e komunizmit, kur çdo qytetar ishte i detyruar të bënte zbor. Ndërsa si sport i ka dhënë Shqipërisë me shumë medalje në arenën ndërkombëtare.

Kjo lidhje me sa duket vijon, pasi sporti i qitjes është kthyer në modë. Janë të shumtë personat që për të bërë diçka të re zgjedhin të gjuajnë me armë në poligone private.

Instruktori Denis Juga, një ish-ushtarak me karrierë gati 12 vjeçare, tregon se interesimi është i madh, madje nuk ka as ndarje gjinore.

Instruktori tregon se ka të apasionuar që këtë sport e ushtrojnë rregullisht. Fakti që e frekuntojnë shpesh poligonin shumë prej tyre nuk i bënë qitës të mirë. Por ka persona që këtë dhunti e kanë të lindur. E tillë është 22-vjeçarja Lediana, e cila sot gjuan për herë të dytë.

Për të shkuar për qitje në një poligon ka rregulla të forta, dhe nuk pranohesh pa mjet identifikimi.

Artikulli paraprakTRE TËRMETE TË NJËPASNJËSHME NË JUG TË SHQIPËRISË, KU ISHIN EPIQENDRAT
Artikulli tjetërPENSIONET NË RREZIK?BORXHI PËR SIGURIME TË PAPAGUARA 110 MLN EURO