Në edicionin e 24 të këngës për fëmijë, “Bilbilat e vëgjël këndojnë” të organizuar çdo vit nga Qendra Kulturore e Fëmijëve është shtuar edhe kategoria e kërcimit.

Shkolla nga i gjithë qarku Shkodër kanë përfshirë nxënësit në këtë kategori për të zbuluar element të rinj në fushën e kërcimit. Organizatori i këtij festivali njëherash edhe drejtor I Qendrës Kulturore të Fëmijëve, Kujtim Alija thotë se nje risi e tillë e ka ndihmuar të zbulojë talente të reja.

Në përfundim të audicioneve të kategorinë e kërcimit, do të nisin provat kategorinë e këngës për fëmijë pranë kësaj qendre. Këtë vit kategoria e kërcimit do të jetë pjesë e festivalit të këngës për fëmijë që do të zhvillohet në muajt e ardhshëm.

Artikulli paraprakKAPEN 84 KG DROGË, TRANSPORTI PËRMES LIQENIT TË SHKODRËS
Artikulli tjetërNELSON HYSA LIHET NË BURG