Arsyet e rënies së Vllaznisë në Kategorinë e Parë janë thellësisht sportive. Kjo është përgjigja e kryetarit të Këshillit Mbikqyrës të Vllaznia sh.a Shpëtim Quku i cili iu përgjigj pyetjeve të drejtuara nga anëtarët e asamblesë gjatë mbledhjes së zhvilluar.

Kreu i Këshillit Mbikqyrës tha se ka një ndryshim thelbësor me administratën e mëparshme të klubit Vllaznia ndërsa pranoi disa shkelje që kanë nisur të përmirësohen.

Gjatë fjalës së tij kryetari Quku deklaroi se aktualisht Vllaznia ka një borxh të madh për shkak të detyrimeve ndaj tatim-taksave për të cilat bashkia Shkodër nuk është dakord

dhe e ka ankimuar në gjykatën e Shkodrës duke kërkuar një zbritje me të paktën 40% të këtyre detyrimeve tatimore.

 

Artikulli paraprakDEBATE NË MBLEDHJEN E ASAMBLESË TË VLLAZNISË
Artikulli tjetërHUNGARIA: ME GJERMANINË NUK KEMI MARRËVESHJE PËR AZILKËRKUESIT