E cilësuar si “djepi i kulturës”, Shkodra dita-ditës, me fenomenet që po ndodhin në të, të bën të dyshosh nëse e meriton më këtë emër apo jo.

Qytetarët kanë dërguar mbrëmë një foto të realizuar në afërsi të “Don Boskos”, ku rreth orës 20:00 digjen pa kriter mbeturinat në kazane duke çliruar tym mjaft të dëmshem për kalimtarët që në atë orë janë të shumtë. Për më tepër në afërsi me zonën në fjalë ndodhet edhe Konsullata italiane në Shkodër, një institucion i rëndësishëm i shtetit italian dhe  imazhi që përcillet nuk është aspak i denjë. Qytetari që ka dërguar foton pranë redaksisë së Star Plus, thotë se kjo situatë përsëritet çdo natë, edhe pse shton se janë ankuar shpeshherë pranë institucioneve përgjegjëse pa marrë një përgjigje. Pyetja që shtrohet është: Kur kjo gjë ndodh në mes të qytetit, a mund të imagjinohet se çfarë ndodh në zonat perferike? Derisa pyetjet tona të marrin një përgjigje institucionale zyrtare, ne na mbetet vetëm të denoncojmë për gjërat e padrejta që po i bëhen “djepit të kulturës”.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakVUAJTJET E BURRAVE NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërVETËDORËZOHET NË POLICI AUTORI I VRASJES NË DUKAGJIN