Radhë deri në 3 km në hyrje të qytetit të Shkodrës

Fundjava ka rikthyer kaosin në rrugët e qytetit të Shkodrës. Dita e diel ka nisur me një super trafik ne qytetin e Shkodrës. Turistë të shumtë, por edhe pushues vendas që zgjedhin Shkodrën për të kaluar fundjavën kanë bërë që trafiku të rëndohet ndjeshëm. Autokolona e makinave nisi përtej harkut të Berdicës dhe përfundon në hyrje Xhabije. Janë rreth 3 kilometër me mjete shqiptare, Kosovës, por edhe shteteve europiane. Policia është në rrugë për të normalizuar këtë trafik të renduar, por edhe për të orientuar shoferët me qellim shmangien e aksidenteve. Për qytetarët që duhet të kalojnë përmes këtij trafiku të rënduar është shqetësues duke patur parasysh edhe temperaturat e larta. Ajo që nevojitet dhe është përfolur prej kohesh është zgjerimi i urës së Bahçallëkut për t’i dhënë frymëmarrje qytetit përsa i përket lëvizjes kryesisht në muajt e verës kur fluksi i mjeteve është shumë më i madh. Po ashtu radhë të stërgjata ka patur edhe në rrugën e Velipojës si destinacion kryesisht i shkodranëve për fundjavë.

Artikulli paraprakVDES PUNËTORI NË KRYE TË DETYRËS, ARRESTOHET PËRGJEGJËSI TEKNIK
Artikulli tjetërGJENDET I VDEKUR GAZETARI I “WALL STREET”, FITUES I ÇMIMIT PULITZER