Raiffeisen Bank, është pararojë e shërbimit ndaj klientit në Shkodër, duke vene ne dispozicion me shume hapesire dhe mundesi per klientet e saj në këtë qytet.

Kjo bankë ka inaguruar ambjenmtet e reja te saj ne prani te autoriteteve me te larta të pushtetit vneodr miqve dhe të ftuarve. Perfaqesues te Raiffeisen Bank, janë shprehur se Shkodra eshte nje nga deget me te rendesishme te kesaj banked he nje ambjent të tillë e meriton.

Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi eshte shprehur, se ky model investimi, eshte modeli me I mirë që kompanite private ofrojne ne Shkodër, jo vetem ne aspektin e nderteses dhe ambjenteve por edhe ne sherbimin ndaj qytetareve.

Raiffeisen Bank Shqipëri është nje nga bankat më te mëdha në vend . Totali i aseteve të saj është afro 2 miliardë Euro. Raiffeisen Bank International bleu Banken e Kursimeve në Shqipëri në 2004 dhe gjatë 13 viteve të kaluara e ka transformuar plotësisht Bankën e vjetër Shtetërore në një bankë me shërbime të plota që i shërben të gjithë sektorëve të biznesit dhe klientëve individë.

Banka ofron një gamë produktesh, procesesh, sistemesh dhe infrastrukturë degësh që krahasohen me standardet Evropiane të shekullit 21-te.Raiffeisen Bank Shqipëri disponon rrjetin më të gjërë të degëve prej 76 degësh ne te gjithe vendin. Gjithashu ka nje rrjet prej 176 Bankomate dhe mbi 1300 terminale shitjesh (POS).

Artikulli paraprakAKU SHKODËR, MBYLL MERKATËN E RUSIT
Artikulli tjetërGJONAJ, KRITIKA NDAJ PUNIMEVE NË INVESTIME