Kryeministri Edi Rama, i shoqeruar nga ministria e Sportit Lindita Nikolla dhe Kryetarja e Bashkise Shkoder, Voltana Ademi kane inspektuar nga afer, stadiumin Loro Borici, i cili sheh driten e inagurimit gjate dites se sotme.

Kryeministri Rama, ka para nga afer punimet e ketij impianti sportiv duke vleresuar ate cfare eshte bere, por nga ana tjeter, nuk kane munguar edhe debatet mes Kryeministrit Rama dhe Kryetares se Bashkise Voltana Ademi, ne lidhje me ndertimet perreth stadiumit. Kryeministri Rama, ka specifikuar kryebashkiaken Ademi si fajtore per ndertimet nderkohe qe zonja Ademi u shpreh se:” Eshte ne pergjegjesine time si kryetare e Bashkise se Shkodres qe te mbroj interesat e qytetareve te mij, nuk mund te prishen ato objekte te cilat kane lejen e posacme, nderkohe qe per ato pa leje, mund ti nenshtrohen prishjeve.

Artikulli paraprakAKADEMIA “VLLAZNIA” NIS ORGANIZIMIN PËR SEZONIN E RI
Artikulli tjetërDE BIASI: PËRGJIGJE POZITIVE NGA SKUADRA