Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me koordinatorët e bashkëqeverisjes me qytetarët deklaroi se në muajin shtator do të nisë reforma e bashkimit të institucioneve që merren me trajtimin e pronës.

Ai tha se siç është pohuar edhe më herët, synim është që Hipoteka dhe ALUIZN-i të jenë në një institucion. Mes të tjerash ai tha se në fund të këtij mandati është vendosur si qëllim që titujt e pronësisë të jepen më shpejt përmes një programi dixhitalizimi.

“Në shtator jemi gati të lançojëm reformën që kemi filluar që të punojnë që verën e shkuar. Reformën e bashkimit të institucioneve të pronës, për të pasur një agjenci kombëtare të pronës. Për të mos shkuar e ardhur mes institucioneve, por për të pasur një institucion dhe një drejtim.

Kjo reformë do të jetë rrënjësore dhe do të racionalizojë burimet njerëzore. Do të mundësojë një ecuri të shpejtë. Në fund të mandatit do të kemi një lehtësi për dhënien e titujve të pronësisë, përmes një programi dixhitalizimi”, tha Rama.

Ai tha se duke nisur nga nesër disa prej koordinatorëve do të marrin pushimet, ndërsa shtoi se zyra e platformës bashkëqeverisëse do të jetë e hapur për publikun.

“Koordinatorët janë krenaria e administratës tonë publike. Janë të motivuar, por edhe me eksperiencën e nevojshme për të asistuar njerëzit e zakonshme. Pavarësisht pushimeve, zyra do të vazhdojë të funksionojnë.

Është në tavolinën e shtëpive kudo ku ka një kompjuter, është në zyrat që ofrojnë këtë mundësi, por edhe në smartfonin e koordinatorëve”, tha ai.

Artikulli paraprakRAPORTI I DASH, BASHA: EKONOMIA PO VDES, RAMA U BËN SHANTAZH INVESTITORËVE
Artikulli tjetërHIGUAIN TE MILANI, SOT PRITET KONFIRMIMI