Rama: Brenda 100 ditëve të para qeveria e re fund burokracisë

Nga Velipoja ku po zhvillon mbledhjen me kabinetin e ri, Rama ka vendosur objektivin e parë të qeverisjes në mandatin e dytë. Kryeministri përmes një statusi në Facebook shprehet se brenda 100 ditëve do të marrë fund burokracia në zyrat e shtetit. “Guinness: Në 1vit burokracia shqiptare kërkon 4.5 milion certifikata. Konsum skandaloz kohe lekësh nervash që do mbarojë me qeverinë e re. Në çdo rast kur i duhet certifikata e qytetarit, për të dhënë një shërbim burokracia duhet ta sigurojë vetë. Kjo do të bëhet realitet, brenda 100 ditëve të para të mandatit të ri #ShqipëriaqëDuam” shkruan Rama. Në ditën e parë të mbledhjes me kabinetin e ri në Velipojë, Rama ka kërkuar nga cdo ministër një raport për secilin dikaster për dhënien fund të burokracive. Qeveria e re pritet të betohet të hënën e ardhshme pasi të jetë dekretuar nga Presidenti i Republikës. Në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare të PS-së, ku u shpall përbërja e kabinetit të ri qeveritar, kryeministri Rama vuri theksin tek reformat administrative që duhet të ndërmarrë qeveria e ardhshme, si dhe reduktimi i institucioneve, ulja e procedurave në shërbim të qytetarëve.

Artikulli paraprakVAZHDON TAKIMI I KABINETIT QEVERITAR NE VELIPOJE
Artikulli tjetërRIDENOHET DHUNUESI I FAMILJES