Kryeministri Edi Rama përcolli sot fjalët e shenjta të Nënë Terezës si një tjetër mesazh për t’u solidarizuar me të prekurit nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit dhe lehtësimin e pasojave që ky tërmet la pas.

“Bëj për njerëzit jo duke u nisur nga kush janë apo çfarë do të të japin në këmbim, po duke u nisur nga vetvetja.” citon kryeministri Rama.

Që pas rënies së tërmetit Kryeministri Rama ka zgjedhur që të publikojë thënie nga njerëz të urtë, apo nga librat e shenjtë siç janë Kurani apo Bibla në rubrikën ‘Fjalët e shenjta’.

Artikulli paraprakMINI-SHENGENI/ VUÇIÇ, ZAEV DHE DJUKANOVIÇ VIZITË NË DURRËS, RAMA I NJEH ME DËMET NGA TËRMETI
Artikulli tjetërNESËR ZGJEDHJET PRESIDENCIALE NË KROACI, KITAROVIÇ FAVORITE