Në datë 22 korrik socialistët do të mbledhin asamblenë kombëtare. Data është vendosur në mbledhjen e sotme të kryesisë së ps-së që u zhvillua në orën 10:00, ndërsa u drejtua nga kryeministri rama. Pas mbledhjes së kryesisë së ps-së në një prononcim për gazetarët, kryeministri Edi Rama tha se nuk do të ketë ndryshime në qeveri, pasi detyrat janë bërë ndërsa tha se nuk ka pasur asnjë plan për të eliminuar opozitën.

Pas zgjedhjeve të 30 qershorit, Rama deklaroi se pas takimeve dhe analizës në cdo qark për votat do të mbahet edhe asambleja, ndërsa në shtator do të ketë zgjedhje brenda partisë socialiste ku do të zgjidhen forumet e reja.

Në asamble përpos analizës për zgjedhjet, pritet që të ketë ndryshime në strukturat e partisë, por nuk dihet nëse një gjë e tillë do të ndodhë në kabinetin qeveritar. Partia socialiste fitoi 61 bashkitë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, të cilat nuk njihen nga presidenti dhe opozita që i bojkotoi, por morën certifikimin e ndërkombëtarëve që kërkuan që kryetarët e rinj të nisin punën pa humbur kohë.

Artikulli paraprakSHPËRTHIM I FUQISHËM NË ZONËN E ISH-BLLOKUT, NJË VAJZË E PLAGOSUR
Artikulli tjetërSHKODËR, TURQIA PËRKUJTON TENTATIVËN PËR GRUSHT SHTETI