Kryeministri Rama do të takohet sot në Davos me homologun e tij grek Aleksis Tsipras. Takimi mes tyre është njoftuar në orën 09:45. Ministri Kotzias ka deklaruar se dy Kryeministrat do të çertifikojnë rezultatet e bisedimeve të Korçës, ku sipas Kotziasit të dy palët arriten dakordësi për mosmarrëveshje dhe probleme të 70 viteve të fundit.

Tsipras edhe Rama do të takohen për më shumë se 1 orë e gjysmë, pra do të jetë një takim jo thjesht për të folur për basketbollin, siç është folur në një takim të mëparshëm. Por, për të shqyrtuar të gjitha çështjet që ndoshta do të përcaktojnë edhe piketat, me qëllim që në pranverë, me gjasë në Prill, do të kemi disa ngjarje përcaktuese, sa i takon marrëveshjeve të ndryshme me Greqinë.

Artikulli paraprakE PËRPLAS TRENI KUR PO LIDHTE KËPUCËT,E REJA NË GJENDJE TË RËNDË
Artikulli tjetërPARASHIKIMI I MOTIT 25 JANAR