Kur pritet që Tirana dhe Athina të finalizojnë një marrëveshje të gjerë mes tyre për çështje të mbajtura pezull prej vitesh, kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij grek, Aleksis Tsipras do të takohen javën e ardhshme në një bisedë kokë më kokë.

Burime thanë se dy kryeministrat do të takohen gjatë takimit që mbahet në Londër në kuadër të procesit të Berlinit.

Në fokus të takimit pritet të jetë ecuria e negociatave për çështjen e kufirit detar e cila po diskutohet mes grupeve negociatore të dy vendeve.

Një ditë më parë gazeta greke “Kathimerini” shkruante se nënshkrimi i marrëveshjes për kufirin detar mund të shtyhet për shkak të presionit të opozitës greke pas arritjes së marrëveshjes me Shkupin për çështjen e emrit të Maqedonisë.

Artikulli paraprakAHMETAJ I PËRGJIGJET OPOZITËS: KEMI ULUR TAKSAT DHE ÇMIMET, S’KENI KONTRIBUAR NË KONSOLIDIMIN FISKAL
Artikulli tjetërKËNGËTARJA E NJOHUR GJENDET E VRARË ME GËRSHËRË, SHPALLET NË KËRKIM BASHKËSHORTI