Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, kryeministri Edi Rama tha se është diskutuar për projektbuxhetin e vitit 2023, ku tha se qeveria do të vijojë që të këmbengul tek plani për të mbrojtur çmimin e energjisë për familjet dhe për biznesin e vogël.

‘Do vazhdojmë të qëndrojmë me këmbngulje tek plani për të mbrojtur çmimin e energjisë për familjet dhe biznesin e vogël. Urojmë të kemi edhe shiun e nevojshëm, pasi jemi shumë të varur nga burimet ujore. Duke pasur më shumë prurje shiu kemi më pak nevojë për të dalë në import. Por gjithsesi do të vijojmë që të dalim. Jemi besimplotë që do ta kapërcejmë këtë dimër pa dhimbje të mëdha.’- u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë, në prononcimin e shkurtër për gazetarët u ndal edhe tek opozita, për të cilën tha se premton vetëm izolim nga bota.

‘Çështja është që në këtë epokë të kërcënimit të madh ku Shqipëria nuk bën përjashtim, ku na duhet të përballemi me pasojat e gjithçkaje që vjen jashtë nesh. Duhet të jemi të qartë të vendosur dhe të bashkuar, dhe sa më të lidhur me partnerë dhe aletë të fuqishëm. Do ishte mirë të kishim një opozitë të rrinte mirë në këtë kontektst.

Po për fat të keq kemi një opozitë që premton vetëm izolim nga bota. Është një opozitë e zhytur në thesin e rublave. Edhe veprimtaria edhe mënyra si vepron në mënyrë të përditshme mbajnë erë. Rama nga selia e PS-së sulmon opozitën: Ajo çka dimë nuk është e gjitha ajo që duhet ditur’- tha Rama.

Artikulli paraprakSHËRBIMET E AEROPORTEVE AMERIKANE NË SHËNJESTËR TË HAKERËVE RUSË
Artikulli tjetërSTAR SPORT – 17.10.2022