Në Lezhë po zhvillohet mbledhja e qeverisë, kryeministri Edi Rama shpjegoi se përveç projekteve në infrastrukturë, turizëm do rikonstrukturohet edhe memoriali i Skënderbeut. Rama tha se është në dijeni të gjendjes së memorialit dhe për këtë do të financohet shumë shpejt rregullimi i tij.

“Do financojmë shumë projekte për qytetin e Lezhës në infrastrukturë, turizëm përfshirë dhe restaurimin e plotë të memorialit të Skënderbeut. Jam i vetëdijshëm që gjendja e memorialit të Skënderbeut, lë për të dëshiruar por shumë shpejt ka për tu rehabilituar,” deklaroi Rama.

Një ndër problemet që do të trajtohet nga qeveria do jetë rregullimi i memorialit të Skënderbeut i cili ka pësuar dëmtime, pas realizimit të projektit memoriali do ti kthehet normalitetit për vizitorët.

Artikulli paraprakRAMA:FAMILJET NË NEVOJË DO TË MARRIN FALAS MATËSAT E UJIT
Artikulli tjetërHAJDUTËT BRENDA SHTËPISË, VJEDHIN EDHE DHURATAT