Kryeministri Edi Rama do të marrë në dorë emërimin e drejtuesve të drejtorive rajonale në Shkodër. Kjo ka qenë deklarata e kreut të qeverisë gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura me drejtuesit e rajonit të Veriut. Mësohet se ka qenë deputeti Paulin Sterkaj i cili është shprehur se çështja e emërimit të drejtorëve të rinj është kthyer në tender pasi secili propozon emrat e tij. Kreu i qeverisë ka deklaruar do të merret vetë me këtë çështje duke qenë se ata nuk kanë mundur t’i japin drejtim.

Ai ka njoftuar se ditën e hënë do të zhvillohet një mbledhje e posaçme me drejtuesit e Shkodrës. Një ditë më parë deputeti socialist Arben Pëllumbi deklaroi pas mbledhjes me tone të ashpra , e me vendim të kryesisë të PS-së është shkrirë struktura drejtuese e PS në Shkodër. Ai tha se presidenti Ilir Meta duhet të caktojë një datë për zgjedhje të parakohshme në Shkodër.

Partia Socialiste ngriti dy komisione (një prej të cilëve qytetar) për zgjedhjen e drejtorëve të rinj në qarkun e Shkodrës. Ngritja e komisioneve erdhi pas largimit të Valdrin Pjetrit nga posti i koordinatorit politik të Shkodrës pas akuzave që PD ngriti ndaj tij për fshehje të dënimit në Itali në formularin e dekriminalizimit.

Rama urdhëoir dorëheqjen e të gjithë drejtorëve burra ndërsa deklaroi se për disa nga gratë do të rishikohet pozicioni. Kreu i qeverisë u shpreh se këto ndryshime nuk bëhen për shkaqe personale por bëhen për të krijuar një imazh të ri të PS në Shkodër.

Artikulli paraprakISH-KRYETARI, JA SI U SHKRI STRUKTURA E PS NË SHKODËR
Artikulli tjetërPRAGNDESHJA GOGA BASKET-VLLAZNIA