Nga Malësia e Madhe, kryeministri Edi Rama u ka bërë të qartë PD- LSI dhe partive të tjera opozitare se nuk do të lejojë krijimin e një qeverie tranzitore dhe se zgjedhjet e 30 qershorit do të mbahen.

“Kanë vendosur që të mos hyjnë në zgjedhje, do donim që t’i kishim në garë se është më e bukur fitorja kur e mund tjetrin me gola jo në tavolinë, i bëmë të gjitha përpjekjet tona. Ka një gjë që ata kërkojnë dhe ne nuk ia plotësojmë dot. Luli do të bëhet kryeministër dhe thotë “ik ti se do vij unë”. Por unë kam marrë vota nga ju,

kjo është e pamundur s’e bëjmë dot. Ela dhe atë punë që kishe dhe tha unë ja, popull. Dhe kërkojnë njerëzit që të thyejnë murin me kokë e që të kalojë Basha. Është qesharake dhe për të ardhur keq. Shoq që shumë kush prej atyre që i shkojnë mbrapa dhe Luli dhe Monikës, këta të fundit besojnë në filxhan.

Po këta të tjerët mendojnë që vërtetë do shtyhen zgjedhje dhe besojnë se në fund do të ketë një gjë që Luli do të marrë gjysmën e qeverisë. Asgjë nga këto nuk do të ndodh. A jo që do të ndodh është se pas zgjedhjeve PD duhet të rilind, por kjo është puna e tyre. Puna jonë është që të bëjmë zgjedhje”, tha Rama.

Artikulli paraprakPOLICIA E BANORET SHPETOJNE TURISTET E BLLOKUAR NE THETH
Artikulli tjetërMINISTRI AUSTRIAK: SHQIPËRIA KA BËRË HAPA TË MËDHA, VETTINGU RRIT BESIMIN TE DREJTËSIA