Kryeministri Edi Rama dhe presidenti serb, Aleksander Vuçiç kanë zhvilluar sot një takim pak para nisjes së punimeve të sesionit të 77-të të Asamblesë së Organizatës Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Presidenti Vuçiç ka shpërndarë një foto në rrjetet sociale, duke njoftuar kështu edhe takimin.

“Një përshëndetje e shkurtër me mikun tim Edi Rama në nisje të sesionit të Asamblesë dhe një mundësi për të shkëmbyer përshtypjet e para për këtë ngjarje të rëndësishme, por edhe për të bërë plane për paraqitje të përbashkëta në takimet gjatë punimeve të Asamblesë. Një Ballkan i hapur është e ardhmja e rajonit tonë”, shkruan Vuçiç.

Artikulli paraprak“AFERË QË KRYHET ME GARANCI TË KRYEMINISTRIT”, META PËR INCENERATORËT: HETIMET E SPAK, TË NGADALTA E ME REGJI
Artikulli tjetërBORRELL ME LIDERËT E BALLKANIT PERËNDIMOR NË NEW YORK: BE DO IU MBËSHTESË NË SFIDËN ENERGJETIKE, SIGURINË KIBERNETIKE DHE PASOJAT QË KA SJELLË LUFTA