Kryeministri Edi Rama ka shpalosur programin për bujqësinë para fermerëve të Këlcyrës.

Ai tha se fermerët e bashkuar kanë një kosto më të ulët dhe fitim të konsiderueshëm. Për kryeministrin bashkitë e reja duhet të shohin suksesin ekonomik pikërisht tek fshati. “Fermreët e bashkuar, kosto më të ulët dhe fitimin të konsiderueshëm. Është shumë i rëndësishëm organizimi që bëjnë bashkitë dhe kryetarët e bashkive që në fshatrat duhet të shohin një nga themelet e suskesit ekonomik të bashkive të reja. Fshati është mbështetja e çdo bashkie të re, prandaj bashkitë e reja janë të qarta që duhet të punojnë me fshatin dhe të organizojnë prodhimin, dhënien e titujve të pronësisë, pastrimin e kanaleve të ujit dhe kullimit. Këtë vit ka fondin më të madh pikërisht për të pastruar 25 vite llum që bllokuan kanale dhe lanë mijëra hektarë tokë”, tha Rama.

Artikulli paraprakAKTIVITETET NË LUMNIMIN E 38 MARTIRËVE
Artikulli tjetërSULMET TERRORISTE, ARRESTOHET NJË 19-VJEÇAR I DYSHUAR