Ditën e sotme kryeministri i vendit, Edi Rama feston ditëlindjen e tij të 55. Ditën e sotme ai nuk do të jetë në Tiranë, por mesa duket ditëlindjen ta festojë përkrah Angela Merkel në Poloni. Kjo pasi data e lindjes së Ramës (4 korriku), përkon me datën kur mbahet Konferenca e Ballkanit Perëndimor në Poznan të Polonisë.

Kjo konferencë mbahet dy ditë me radhë sot dhe nesër, ndërsa në të do të marrin pjesë liderët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, që janë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Po kështu e ftuara më e rëndësishme e Konferencës së Ballkanit Perëndimor, i cili mblidhet çdo vit në një qytet tjetër europian që prej vitit 2014, pritet të jetë kancelarja gjermane, Angela Merkel. Ajo është gjithashtu themeluesja nismës diplomatike të njohur si Procesi i Berlinit.

Artikulli paraprakSHBA FESTON SOT 243-VJETORIN E PAVARËSISË ME PARADË USHTARAKE DHE SPEKTAKËL FISHEKZJARRESH
Artikulli tjetërPUSHIME VETËM PËR TË PASURIT, 81% E SHQIPTARËVE NUK I PËRBALLOJNË DOT