Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama ka pasur një takim mbrëmjen e djeshme me Albin Kurtin, i cili pritet të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës.

Rama ka postuar në profilin e tij një foto, ku thotë se me Kurtin ka pasur një takim të gjatë, ku janë diskutuar sesi do bashkëpunimi midis dy qeverive.

Ndërsa, në mesin takimit, Rama thotë bashkë me Kurtin kanë pasur një pushim të veçantë, me autorët kosovarë dhe aktorin e madh Gerard Depardieu, të cilët po xhirojnë në Shqipëri filmin “Unë dhe Millosheviçi”.

“Në mes të një bashkëbisedimi të gjatë prej disa orësh me Albinin, ku hapëm shumë tema të bashkëpunimit dhe mirëkoordinimit të dy qeverive, patëm një moment pushimi të veçantë, me autorët kosovarë dhe aktorin e madh Gerard Depardieu, të cilët po xhirojnë në Shqipëri filmin “Unë dhe Millosheviçi”,-shkruan Rama.

Artikulli paraprakPRESIDENTI I MAQEDONISË SË VERIUT SOT VIZITË ZYRTARE NË TIRANË
Artikulli tjetërNDRYSHOJNË RREGULLAT PËR PAGESËN E DËMSHPËRBLIMIT FINANCIAR PËR ISH-TË PËRNDJEKURIT/ UDHËZIMI