Kryeministri Edi Rama i ka bërë sërish ftesë opozitës dhe drejtpërdrejtë kryedemokratit Lulzim Basha për një takim online, për të bashkuar të gjitha forcat dhe ekspertët në këtë situatë për t’i folur popullit në një gjuhë të vetme.

“Asgjë nuk kemi kursyes e as nuk do kursej,ë që t’ua lehtësojmë frumarrjen nga ato që janë prekur ekonomikisht. Pyeti vetën cili do të ishte ai kryeministër ëë sdo donte të jepte gjithçka, njerëzve që mos të ndjejë një stres të madh. Nuk ekziston një i tillë. Kemi ngritur një ekip të madh me ekspert nga pikëpamja mjekësore, kemi ngritur edhe një rrjet tjetër për të bërë më të mirën në përballimin e personave që sjell mbi më të prekurit ndaj jush dhe mbi ekonominë shqiptare! Do bëjmë çmos që askush të mos i mungojë ndihma jetike, por të gjithë ta kuptojmë se nuk mund t’i shpenzojmë të gjitha menjëherë municionet dhe nuk e dimë sa do zgjasë, do të dalim nga kjo luftë të dëmtuar, por jo të shkatërruar. opozita e ka humbur mundësinë për të na ardhur në ndihmë, për të garantuar shëndetin e njerëzve dhe për të bashkuar rezistencën ekonomike, Ia kam kërkuar Bashës, të bashkojë forcat me mua dhe ekspertët, qoftë për të fituar ku është viaj e zjarrit dhe për të rezistuar ekonomikisht. Përgjigjen e keni dëgjuar të gjithë, akuza për punën heroike dhe receta me iluzione. Nuk po qahen dhe nuk dua të fajësojë askënd, jam i keqardhur që në vend të bashkimit që pushteti që duhet mbrojtur është jeta e cdo njeriu, nuk janë ulur armët të luftës, as në emër të njerëzve dhe as në emër të atdheut. Kurrë nuk është vonë, thirrja ime është le t;i bashkojmë forcat dhe t’i ballafaqojmë në distancë sociale, por sy më zy në takime online, le ti flasim popujve në një zë për të mbrojtur çdo jetë shqiptari, që nga Shkodra, si komunist deri në Vlorë, si opozita që mundte me të qeshura. Le të bëhemi bashkë e të dalim faqebardhë nga ky takim. Uroj që nga ky apel i sinqertë të mos bjerë në vesh të shurdhët, se sa kemi kaluar mesin e tunelit dhe na ndan nga dalja”, tha Rama. 

Artikulli paraprakRAMA: PO QËNDROJMË NË MBROJTJE PAVARËSISHT DHIMBJES NË EKONOMINË FAMILJARE, POR TË VDEKURIT NUK I RINGJALLIM DOT NESËR
Artikulli tjetërRAMA: NGA PAKETA E DYTË PËRFITOJNË 176 MIJË PERSONA! NË MAJ E TRETA