Kryeministri Edi Rama tha nga Parlamenti, se është e zakonshme për Ilir Metën të ketë përplasje, jo me mazhorancës, por me drejtësinë. Rama e quajti të turpshme sulmin që Presidenti Meta i bëri ndërkombëtarëve, duke thënë sot në Kuvend, se SHBA dhe BE janë promotorët dhe mbështetësit më të mëdhenj të reformës në drejtësi prej fillimit të procesit.

“Një histori e zakonshme me Ilir Metën edhe një herë tjetër përplasja është jo mes nesh dhe Ilir Metës, por mes Ilir Metës dhe drejtësisë. Dhe edhe një herë tjetër për këdo që do të kuptojë pa hyrë në të thella jemi përballë si Kuvendi i Shqipërisë me njeriun që e ka humbur busullën dhe e ka kthyer institucionin në një frëngji prej ku sulmon nga të katër anët duke qenë ne këtu 100 % jo 99%, por 100 % në të njëjtën linjë me SHBA dhe BE dhe

natyrisht pastaj është e lehtë të kuptohet pse si çdo herë tjetër Ilir Meta nuk kursen as partnerët strategjikë dhe as dy aleatët e mëdhenj të palëkundur të Shqipërisë, SHBA dhe BE duke na vënë të gjithëve në një pozitë jo komode dhe të turpshme, sepse insinuon haptaz se këto përfaqësi të nderuara të shteteve që janë qysh në ditën e parë të procesit

të reformës në drejtësi promotore dhe mbështetëse të kësaj reforme, akuzohen si të korruptuara. Nuk ka më turp, dhe pas kësaj besoj se nuk ka as nevojë të zgjatemi e të stërgjati për të shpjeguar arsyet që na sjellin këtu dhe drejtësinë e vendimmarrjeve tona. Këtë herë nuk do merrem me Ilir Metën, por me drejtësinë”, tha Rama.

Artikulli paraprakSORECA: QEVERIA MASA KURAJOZE PËR SISTEMIN ’41 BIS’, KENI MBËSHTETJEN E BE
Artikulli tjetërLUFTË QË NUK ËSHTË PARË NDONJËHERË, CFARË PARALAJMËRON RAMA PËR ME 25 NËNTOR?!