Kryeministri Edi Rama në takimin me Rektorët e Universiteteve tha se koha kur qeveria rrit pagat në mënyrë uniforme sepse këtë e kërkojnë Sindikatat i ka ardhur fundit.

Ai shtoi se Universiteti duhet të jetë aktor në treg dhe të thithë fonde.

“Universitetet nuk janë gjimnaze , trupa pedagogjike, nuk janë trupa të infermierëve apo punonjës policie. Janë trupa që mbahen vetëm me pagën e shtetit. Përgjithësisht , tani me reformën e autonomisë spitalore do të diferencohen edhe pagat e mjekëve.

\Universiteti është midis jetës përpara, sesa kur thoje dikur të hyjmë në jetë, pra është midis shtetit dhe tregut, por duhet ta ketë pjesë të ADN se vet thithjen e të ardhurave nga tregu, të jetë aktor në treg dhe magnet për të thithur fonde nga të katër anët. Pra koha kur qeveria rrit pagat në mënyrë uniforme se kërkojnë sindikatat ka mbajtur bashkë me Reformën e Arsimit të Lartë. Autonomia është liri dhe përgjegjësi. Ne është hera e fundit ë bëjmë rritje page uniforme. Do mbështesim më shuma a që i sjellin më shumë shoqërisë”, tha Rama.

Artikulli paraprakTAKIMI ME REKTORËT, RAMA: KRAHASUAR ME TË KALUARËN JEMI SI NATA ME DITËN, POR RANKIMET E UNIVERSITETEVE JANË TË PAPRANUSHME
Artikulli tjetërKONCERTI ME MESAZHE PËR DITËN E SHKOPIT TË BARDHË