Kryeministri Edi Rama, ka sqaruar arsyet e largimit nga detyra te kreut te SHISH, Helidon Bendon.

Në një status në “Facebook” kryeministri Edi Rama shpjegon se ky vendim është marrë për arsye të vazhdimit të studimeve të tij. Gjithashtu Rama ka thekuar se Bendo do të angazhohet në vijim si këshilltar i kryeministrit për reformën e institucioneve të sigurisë.

REAGIMI I RAMES
Me Helidon Bendon, Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit, i cili për arsye të vazhdimit të studimeve pasuniversitare në Kolegjin e Studimeve Ndërkombëtare e të Sigurisë, pranë Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara, ka dorëzuar dorëheqjen. Ai do të angazhohet në vijim si këshilltar i kryeministrit për reformën e institucioneve të sigurisë.

Artikulli paraprakFESTË PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE NË LEZHË
Artikulli tjetërNUK KISHTE SHUMË DYSHIME, PËRZGJIDHET GOLI MË I BUKUR I BOTËRORIT TË KATARIT