Edhe Shiroka do të preket nga projektet për transformimin e saj, në atë që quhet Programi Kombëtar i Rilindjes Urbane. Pas Vlorës, e cila tashmë e ka fakt, dhe Sarandës investim i cili u paralajmërua të nisë nga shtatori, edhe Shiroka do të ketë Lungomare, shëtitore në vijën e saj të Liqenit.

Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga nisja e punës në Shirokë të Shkodrës, vend ku ionvestimet mungojnë prej vitesh.

“Vazhdon gur pas guri, në kuadër të Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane, projekti i transformimit të Shirokës magjike e të rrënuar në dekada të tëra harrese. Ky projekt transformues i qendrës së Shirokës, do të pasohet nga projekti i madh i një ndërhyrjeje tërësore, me rindërtimin e rrugës e të infrastrukturës së ujësjellës-kanalizimeve, si edhe ndërtimin e “Lungolagos”, shëtitores përgjatë vijës liqenore nga Shiroka deri ne Zogaj, një potencial deri më sot krejt i fjetur dhe i jashtëzakonshëm i zhvillimit turistik të Shkodrës”, shkruan kreu i qeverisë në Facebook.

Artikulli paraprakNIS MARSHIMI I PD KUNDËR KONSTITUIMIT TË KËSHILLIT BASHKIAK
Artikulli tjetërPROTESTA PER KONSTITUIMIN E KESHILLIT BASHKIAK , PERPLASJE MES PROTESTUESVE E POLICISE