Gjatë fjalës së tij të mbajtur në forumin ekonomik në Tiranë, kryeministri Edi Rama është shprehur se në vend ka një rritje të investimeve të huaja, ndërsa theksoi se duhet përmirësuar klima e biznesit dhe administratës. Rama u ndal tek shërbimet online teksa paralajmëroi se për çdo vonesë të dokumentacionit të kërkuar, do të gjobiten punonjësit e shërbimit që kanë përgjegjësi për këtë vonesë.

“Faleminderit për ftesën dhe që më jepni mundësinë që të flas në këtë forum në një ditë shumë të mirë për historinë shqiptare për shkak se 100 vite më parë kishim kongresin e Lushnjes. Një ngjarje e rëndësishme për ndërtimin e shtetit tonë i cili i ka gjithmonë sytë nga perëndimi. Shpresoj që ky vit të jetë i mirë për BE dhe Shqipërinë, por edhe për rajonin dhe marrëdhëniet tona me të gjithë fqinjët tanë. Kjo mund të shërbejë si themel për zhvillimin e ekonomisë tonë.

Së pari më lejoni të shpreh një dëshirë. Ideja ime është që përforcojmë bashkëpunimin me forumin e Delphi-t dhe të kuptojmë se si këto dy forume ndërlidhen dhe të organizojmë edhe hapa vijues që forumi në Tiranë të shërbejë për zhvillimin e mëtejshëm të temave. Kemi normën më të ulët të papunësisë në këto 25 vite.

Norma e papunësisë nuk vjen nga numri i personave që jetojnë tani në Shqipëri por bazuar në gjithë popullatën. Pra nuk ndikon largimin në uljen e papunësisë. Kemi rritje të investimeve të huaja, por kemi nevojë për më tepër. Duhet të përmirësojmë klimën e biznesit, dhe të administratës tonë që lidhet direkt me biznesin.

Brenda vitit 2020 shërbimet do të jepen me anë të internetit dhe nuk do ketë më nevojë të shkohet në vendet e huaja për të kërkuar licencat. Ne kemi arritur në përfundimin se të gjitha aplikimet duhet të përpunohen dhe të marrin përgjigje brenda afateve ligjore. Për çdo shkelje të këtyre afateve ligjore do të ketë një gjobë. Ata do të paguajnë nga xhepi për çdo vonesë të një dokumenti”, tha Rama.

Artikulli paraprakPROVIMI PËR PATENTAT NË GJERMANI NUK DO TË JEPET NË GJUHËN SHQIPE! DW: PROCESI I NJOHJES SË TYRE DO KËRKOJË KOHË
Artikulli tjetërAKSIONI NË SHKODËR, POLICA: SIGURUAM PROVA TË REJA PËR RRËMBIMIN E JAN PRENGËS