Pas deklaratës së ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe asaj të Arsimit, Besa Shahini për hapjen e shkollave në shtator, vjen dhe konfirmimi nga kryeministri Edi Rama.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Rama pohon se shkollat do të hapen, ndërsa theksoi se kjo është një çështje delikate që ende nuk është vendosur nga shumë vende të tjera të botës. Teksa i është përgjigjur akuzave të opozitës, kreu i qeverisë pohon se “Çdo hap drejt hapjes së shkollave dhe mbrojtjen e shëndetit nga ky vendim i vështirë, po koordinohet me përgjegjësi maksimale”.

“SHKOLLAT DO TË HAPEN

Ministrja e Arsimit Besa Shahini dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në një komunikim për situatën, arsyetimin tonë dhe masat paraprake që po merren për hapjen shkollave, në kushtet kur të gjitha vendet e botës po diskutojnë këtë çështje delikate dhe kanë zgjedhur rrugë të ndryshme për hapjen e shkollave apo jo pak vende nuk kanë vendosur ende, nëse do t’i hapin.

Çdo hap drejt hapjes së shkollave dhe mbrojtjen e shëndetit nga ky vendim i vështirë, po koordinohet me përgjegjësi maksimale nga institucionet, për garantimin e masave të distancimit social dhe protokolleve të sigurisë, si edhe vlerësimin dinamik të situatës epidemiologjike në vend”, shkruan Rama.

Artikulli paraprakSHAHINI: BASHKITË TË FILLOJNË PASTRIMIN E SHKOLLAVE, DO I HAPIM NË SHTATOR
Artikulli tjetërSHKODËR,NGJARJET KRIMINALE FRIKËSOJNË QYTETARËT