Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dalë kundër zgjedhjes së Gudar Beqirajt në krye të Akademisë së Shkencave. Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë tha: “Meqë “Akademia” zgjodhi farsën uroj të gjejnë dhe fondet për vijimin e farsës!Fondet tona do t’i shkojnë universitetit për kërkim shkencor”

Kryeministri Rama paralajmëroi se nësë nuk do të reformohet Akademia e Shkencave nuk do të ketë fonde. “Nëse nuk reformohet Akademia e Shkencave nuk do marrë më asnjë qindarkë nga buxheti e do të duhet të dorëzojë godinën! Prandaj #StopFarsës” Kjo është dhe një përgjigje e kryeministrit Rama ndaj letrës së akademikut Artan Fuga lidhur me atë që po ndodh në Akademinë e Shkencave.

Në postimet në facebook, akademiku, Fuga anëtar i kësaj Akademie dhe kërkues shkencor e quan “katrahurën e 4 shtatorit”

Artikulli paraprakGUDAR BEQIRAJ ZGJIDHET KRYETARI I RI I AKADEMISË SË SHKENCAVE
Artikulli tjetërPUBLIKU NJIHET ME PROJEKTIN PËR LIQENIN