Prej orës 13.00 kryeministri Edi Rama ndodhet në një komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët për paketën e zgjeruar për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve që qytetarët do të dërgojnë.

Kryeministri Edi Rama u tregua i qartë kur tha se nuk shtyhen pagesat e sigurimeve shoqërore. “Ti do t’i paguash sigurimet shoqërore të të gjithë atyre që ke në punë”, iu përgjigj Rama një personi që ka biznes.

Kryeministri Edi Rama tha se bonusi 40 mijë lekë do t’i jepet drejtpërdrejt në llogari personit të punësuar dhe jo biznesit. Marrëdhëniet do të jenë direkt, dhe pas aplikimit në drejtorinë e Tatimeve, do të bëhen verifikimet dhe paratë do i kalojnë gjithsecilit prej punonjësve në bankë.

Kryeministri Edi Rama i ka bërë një ofertë punëtorëve që punojnë në të zezë. Kush i denoncon pronarët, nga ana e qeverisë do të marrin një shpërblim financiar.

Edi Rama: Shpërblim financiar për ata që thonë unë kam punuar në të zezë në filan kompani. Disa thonë që si ta denoncoj unë. Po atëherë si ta zgjidhim kur ti nuk ke kurajën për veten tendë. Sanksionet janë të forta për dike që mban në të zezë. Brenda 24 orëve ne do të kemi këtë ofertë të re për ata që janë në një punë në të zezë në një kompani dhe që sot gjenden pa mbështetje sepse nuk figurojnë asgjëkundi. Përveç shpërblimit financiar do ti marrim përsipër që ne ta ndjekim punën e tyre në mënyrë që pronarët ti njohën të drejtën.

 

Artikulli paraprak45 TESTE PËR PERSONELIN E SPITALIT TË SHKODRËS, POZITIV VETËM INFERMIERJA E REANIMACIONIT
Artikulli tjetërBIZNESET SHKODËR, FLET KREU I PD XHEVDET AMULI