Kryeministri Edi Rama tha nga Vlora se investimet në fushën e turizmit po rriten gjithnjë e më shumë.

Duke folur për investimet në zonë, Rama veçoi fazën tjetër të investimeve për Lungomaren. Për sa i përket mjeteve lundruese, Rama tha se do të merren masa duke i lejuar që të lundrojnë në hapësira të caktuara, ndërsa në të kundërt do të sekuestrohen.

Rama: Fluksi i kërkesave për të investuar në turizëm është në rritje të ndjeshme. Patjetër që nuk e zgjodhëm kot Vlorën për këtë paraqitje sepse Vlora është një nga potencialet turistike dhe është emblemë e ndryshimeve turistike që ka prekur vendin.

Sot, ne e dimë që Vlora është ende një kantier, pra është në një proces transformimi në vazhdim, duke pasur parasysh që Bulevardi Ismail Qemali është në rindërtim dhe vitin e ardhshëm do t’i japë qytetit.

Së shpejti nis faza tjetër e Lungomares, pjesa nga krahu jugor dhe po ashtu sjell një përmirësim të ndjeshëm ku ju e dini që ka shumë gjëra që qëndrojnë aty. Qendra historike ka një projekt të veçantë rijetëzimi.

Në muajit në vijim do të fillojë puna për dy lotet e tjera të lumit të Vlorës, ku do të shikojmë një zhvillim intensiv, hap pas hapi të agro-turizmit, pasi është një zonë me potencial të jashtëzakonshëm.

Jemi duke negociuar për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Kam bindjen se ne do ta realizojmë aeroportin në një kohë më të shpejtë se sa parashikohet dhe uroj të realizohet siç unë kam bindjen dhe shpresoj ta hapim pak përpara vitit 2020.

Sfida është që t’i japim fund tronditjes së mureve dhe shtretëve që kanë të drejtën të pushtojnë qetësisht, ndërkohë që të tjerët duan të argëtohen.

Nga ana tjetër problemi i deridjeshëm i mjeteve lundruese do të adresohet në zona të caktuara dhe kushdo që shkel kufijtë do të humbasë mjetin lundrues. Strukturat tona nuk janë ende të gatshme për të shkuar pas tyre.

Ideja se mund të rrezikohen jetë njerëzish për shkak të aventurave është një ide e papranueshme dhe kështu kemi marrë masat përkatëse.

Artikulli paraprakRAMA PRITET NË VLORË ME NJË DRON: MJAFT I ZGJODHI MAFIA DHE DROGA MINISTRAT
Artikulli tjetërDENONCOI SE U DHUNUA NË KOMISARIAT, REAGON POLICIA