Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në një takim kryebashkiakët dhe prefektët për të diskutuar mbi projektet e reja turistike që do të kenë bashkitë.

Ndërsa foli për raste konkrete i pari i qeverisë shprehu keqardhje që disa prej kryebashkiakëve demokratë nuk ishin të pranishëm në këtë takim.

S’dua të bëj politikë, por më vjen keq që s’janë të pranishëm kryebashkiakët e PD, ndërkohë që flasim për një temë të përbashkët, s’ka arsye të kemi ndarje politike.

Një sipërmarrës në Velipojë më tha si I ishin ulur taksat, por në rrugë síshte hedhur asnjë lopatë me rërë.

Kjo është këmbanë për Bashkinë e Shkodrës. Secili mund të dëgjojë për këmbana të tilla në të gjithë territorin.

Duke pasur vetëdijen se sa shumë janë nevojat tuaja duhet të shohim bashkërisht mundësinë që të bëjmë ndërhyrje të zgjuara’

Artikulli paraprakAKSIDENT NË MILOT, MAKINA PËRFUNDON NË KANAL, PLAGOSEN RËNDË TRE VAJZA, NJËRA RËNDË
Artikulli tjetërLAMTUMIRË NDËRRIM ORE VERORE E DIMËRORE, KOMISIONI EUROPIAN MERR VENDIMIN