Kryesocialisti Edi Rama mbledh sot në orën 17:00 drejtuesit politikë të qarqeve.

Burime bëjnë me dije se mbledhja do të zhvillohet përmes platformave online, ndërsa fokusi do të jetë tek vota e diasporës dhe regjistrimi i emigrantëve.

Presioni ndaj strukturave të partisë për të maksimizuar votën e emigrantëve është në rritje për shkak edhe të afateve kohore pasi më 1 mars përfundon regjistrimi i tyre.

PS ka ngritur zyra në disa prej qyteteve europiane me prezencë të lartë të shqiptareve për te asistuar në procesin e regjistrimit.

Artikulli paraprakVRANËSIRA DHE TEMPERATURA DERI NË 6 GRADË CELCIUS, PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT
Artikulli tjetërVITI 2024 SHËNOI RËNIEN MË TË MADHE TË MIGRANTËVE TË PARREGULLT NË BALLKAN, 78% MË PAK SE 2023