Kryeministri Edi Rama ka thirrur ditën e sotme në një mbledhje kabinetin qeveritar. Burime për gazetaren Klesiana Omeri bëjnë me dije se mbledhja do të zhvillohet në orën 09:00 në Golem, ku do të bëhet një bilanc për 6 mujorin e dytë të punës.

Kjo mbledhje vjen në një kohë të vështirë, ku padyshim në fokus do të jetë edhe menaxhimi i situatës pas tërmetit të 26 nëntori dhe për plani i rindërtimit të vendit. Më 16 janar pritet të dalë fatura përfundimtare për dëmet e tërmetit dhe më pas do të zhvillohet në Tiranë konferenca e donatorëve, të cilat do të vijnë në ndihmë për të rindërtuar shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti.

Kujtojmë që një ditë më parë kreu i qeverisë, Edi Rama realizoi samitin e Mini-Shengenit të Ballkanit në Durrës, ku të pranishëm ishin presidenti serb Vuçiç, kryeministri maqedonas Zoran Zaev dhe presidenti i Malit të Zi Milo Djukanovic.

Artikulli paraprakTIFOZËT MASAKROJNË STATUJËN E IBRAHIMOVIC
Artikulli tjetërRAMA PËRCJELL FJALËT E SHENJTA TË ST. THOMAS AQUINAS: RUHU NGA NJERIU QË KA LEXUAR VETËM NJË LIBËR