Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka bërë një thirrje për të gjithë qytetarët që të mbajnë maskat. Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai e ka përcjellë këtë mesazh me anë të një foto ku shfaqet vetë duke mbajtur maskë.

“MIRËMËNGJES

dhe duke ju kujtuar të mos harroni maskën në mjediset e mbyllura, ju uroj një të premte të mbarë,”-shkruan Rama.

Kryeministri më herët ka qenë nga ata të cilët nuk mbante maskë dhe nuk ua sugjeronte të tjerëve, por me rritjen e numrit të rasteve dhe fataliteteve tani është vendosur nga Ministria e Shëndetësisë që të gjithë të mbajnë maskë në ambiente të mbyllura, në të kundërt gjobitesh.

Artikulli paraprakHOTI-VUÇIÇ PËR HERË TË PARË BALLË PËR BALLË, PËRFAQËSUESI I LARTË I BE: SOT KEMI PRITSHMËRI PËR DIALOG KONSTRUKTIV
Artikulli tjetërPARASHIKIMI I MOTIT NË VEND, PASDITE RIKTHEHEN SËRISH VRANËSIRAT