Kryeministri Rama ka ndarë dy foto nga samiti i NATO-s në Vilnus në Lituani. Ai ka pozuar kah senatorëve amerikanë, Xhaçkës, Vlora Hysenit e Niko Peleshit ndërsa shton se fokusi i bisedës ishte shtensionimi i situatës në veri të Kosovës.

“Vilnius, Lituani – Me delegacionin e Senatorëve Amerikanë në Samitin e NATO-s, në një takim të kërkuar prej tyre nisur nga shqetësimi për situatën në Veriun e Kosovës dhe qasjen jokonstruktive të palëve, e cila ka çuar në një përshkallëzim të rrezikshëm që duhet ndalur një orë e më parë, për t’u kthyer në tryezën e Dialogut duke finalizuar Marrëveshjen e Normalizimit.”- thotë Rama.

Artikulli paraprakSPAK KËRKON ARRESTIMIN E TIJ, ARBEN AHMETAJ NUK NDODHET NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërDEBATET NË KËSHILLIN E MANDATEVE, AVOKATËT E AHMETAJT KËRKOJNË SHTYRJEN E MBLEDHJES