Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim në Pallatin e Bigadave në nder të presidentit të Francëz Macron dhe miqve të Francës, ku foli për marrëdhëniet e hershme të dy vendeve, të cilat janë unifikuar dhe më shumë me ardhjen e turistëve francezë në Shqipëri. Sipas kryeministrit, mikëpritja e Francës është ndjesi e thellë që i ka rrënjët e veta në histori.

“Në historinë e saj të gjatë, Shqipëria ka parë të kalojnë në truallin e saj dhe të përzihen me tallazet e saj turma të panumërta francezësh të njohur dhe më pak të njohur. Në kohët e largëta dhe më pak të gëzuara ishin normadët, në kohët më të hershme dhe më pak të gëzuara turistët, nga sundimi i të cilëve për peizazhet tona dhe kulturën tonë, brigjet tona, vetëm sa ka filluar. Më shumë se 80 mijë vetë, këtë vit. Gjë që na motivon të vazhdojmë përpjekjen e përbashkët për të afruar dy vendet tona duke bërë shkëmbime.

Gjithashtu kemi një lidhje akoma më të fortë përmes fluturimeve direkt mes Francës dhe Shqipërisë. Ndoshta Shqipëria ka pasur francezë të interesuar që ta njihnin, megjithatë ajo deri më sot nuk e ka pritur kurrë Francën. Sigurisht që një prani si ajo e Francës nuk mund të finalizohet vetëm me vizita zyrtare. Ajo merr gjithë kuptimin e saj, vetëm kur kryetari i shtetit që e mishëron jashtë dhe jep impulsin e lë në të njëjtën kohë gjurmën. Në fakt, mjafton të shohim agjendën e kësaj vizite për të kuptuar marrëdhëniet tona në fusha si ekonomia, fushën e arteve vizuale, kinemasë apo artit bashkëkohor. Duke ju pritur ju sot zoti president, Shqipëria pret Francën me krenari, me shpresë dhe me kënaqësi. Kjo është një ndjesi e thellë që ka rrënjët e veta në histori”, tha ndër të tjera Rama.

Artikulli paraprakMACRON FLET SHQIP NË TIRANË: SHQIPËRIA ËSHTË NË QENDËR TË EUROPËS
Artikulli tjetërMË PAK PASIGURI NË DASHURI, ÇFARË THONË YJET PËR JU SOT