Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Samitin e Vishegradit në Çeki nga ku ka thënë se Vendet e V4 japin mbështetjen e plotë të tyre për hapjen e Negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Sipas Ramës vendet e V4 (Polonia, Hungaria, Çekia, Sllovakia) dhe vendet e Ballkanit Perëndimor jo vetëm që do të mbështesin vendin tonë por kanë edhe një plan veprimi për të realizuar objektivat strategjik.

Edhe në këtë samit kryeministri, Rama nuk i ka harruar atletet e bardha, por kësaj here ai ka zgjedhur një model tjetër (Converse), ndërsa shfaqet në krahë me kryeministren serbe dhe liderët e tjerë të rajonit.
“Në Pragë me vendet e V4 (Polonia, Hungaria, Çekia, Sllovakia) dhe vendet e Ballkanit Perëndimor – Jo vetëm mbështetje totale nga V4 për çeljen e negociatave të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian, po edhe një plan veprimi për të realizuar këtë objektiv strategjik”, shkruan kryeministri Rama i cili ndodhet në samit bashkë me ministrin në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj.

Artikulli paraprakDOSJA ‘HAJDARI’ 21 VITE PA VENDIM! APELI RIHAP PROCESIN PËR IZET HAXHINË: KLGJ TË SJELLË GJYQTAR ME VETTING
Artikulli tjetërPËRPLASEN 2 AUTOMJETE,4 TË AKSIDENTUAR