Kryeministri i Shqipërisë Edi Raama, mbajti fjalën e tij sot në Konferencën Vjetore të Komitetit Izraelito-Amerikan të Çështjeve Publike në Washington DC.

Me këtë rast Rama përmendi historinë e shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore, si dhe miqësinë e konsoliduar mes dy shtetve.

Kryeministri njoftoi për krijimin e një linje direkte ajrore gjatë verës ndërmjet Tel Avivit dhe Tiranës, si dhe ngritjen e një muzeu për Holokausitn në kryeqytetin e Shqipërisë.
Lidhur me votën e Shqipërisë në OKB kundër njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit nuk u fol.

Ndër të tjera Rama tha:
“Pikë së pari do doja t’iu thoja që jam shumë i nderuar që vij nga Shqipëria, një vend ku ka pasur më shumë hebrenj pas luftës së dytë botërore se para saj. Shpëtimi i luftës së dytë botërore është një faqe e shkëlqyer e historisë tonë.

Paraardhësit tuaj, erdhën të gjenin strehë në Shqipëri edhe tre herë të tjera në Shqipëri një strehë nderë shekuj dhe gjithnjë e gjetën këtë strehë. Marrëdhënia jonë me shtetin e Izraelit është mjaft speciale dhe e shkëlqyer dhe duam që të zhvillohet më tej.

Për herë të parë sivjet do të kemi një fluturim direkt një fluturim direkt nga Izraeli dhe Shqipërisë gjatë verës.

Ajo që më 1935 cilësohej si shtëpia e dytë e hebrenjve, dua që tani të bëhet shtëpia juaj e dytë për pushime. Ndaj jeni të mirëpritur në Shqipëri”.

Vendi juaj është në një rajon shumë të rëndësishëm, bashkë me malin e zi që është mik i izraelit. Si mund të drejtojë Shqipërie një marrëdhënie ballkanike për të përmirësuar marrëdhëniet me Izraelin?

“Jam i angazhuar personalisht që të ndërtoji një qendër kulturore për miqësinë shqiptaro-izraelitet në qendër të kryeqytetit tonë. Po punojmë për këtë projekt dhe duam që kjo qendër të tregojë historinë e marrëdhënie tona për fëmijët tanë.

Shqiptarët i panë hebrenjtë si njerëz ndaj njerëzish. Myslimanë, të krishterë e ortodoksë, ne kjo tashmë ma bën që të jemi të radhitur në frontin e parë kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

Kemi ngritur një qendër për këtë dhe Netaniahu na ka premtuar se do ta bëjmë këtë qendër një pikë referimi në Ballkan. Shqipëria, shembull i jashtëzakonshëm ku mysliman e të krishterët bashkëjetojnë dhe mbrojnë të njëjta vlera që Izraeli mbron me ekzistencën e tij dhe qëndrueshmërinë e tij”.

Shqipëria ka një trashëgimi krenare për të shpëtimin e hebrenjve, të atyre që ishin dhe qeë radhën, Shqipëria refuzoi ti dorëzonte hebrenjtë. Cila qe baza e këtij heroizmi?

“Doja të thoja që vendi i parë në evropë më 1932, kur antisemitizmi ishte kudo, që njohu të drejtën e komunitetit hebre dhe që legjitimoi shabatin. Histori e jashtëzakonshme, sepse hebrenjtë u shpëtuan jo vetëm nga familjet myslimane por edhe nga kleri katolik.

Historia e një kleriku katolik, që pagëzoi shumë hebrenj që të ndërronte identitetin e tyre dhe t’i shpëtonte nga nazistët.

Një nazist si Hemran Nojbaher më 1943 thirri 4 përfaqësues të komuniteteve fatare dhe ju kërkoi kërlit listën e hebrenjve dhe të të floririt. Ata dhanë listën e floririt, por jo të hebrenjve.

E jashtëzakonshme që asnjë hebre nuk iu dorëzua gjermanëve, qofshin myslimanë apo katolikë. Duhet të bëjmë gjithçka mundemi që ky të mbetet një thesar që duhet mbrojtur fort dhe që duhet të shërbejë si frymëzim për të ardhmen.

Dua të falënderoj shumë ata që më ftuan, sepse nuk ëhstë thjesht një nder për mua, por për vendin tim dhe për bashkëqytetarët e mi q ëtë gjenden këtu me ju, për t;iu dëshmuar miqësinë tonë të vjetër e të thellë dhe sërish ju uroj mirëseardhjen në Shqipëri, ku ka shumë për të parë e për të mësuar, dhe ku mikpritja dhe bujaria nuk mungojnë.” – tha Rama.

Artikulli paraprakTRE BIZNESE GRABITEN BRENDA NATËS, MERRET KASAFORTA ME 7 MLN LEKË
Artikulli tjetërAUTOBUSI ME KOSOVARË PËRFSHIHET NGA FLAKËT NË KROACI