Tamara është një nga perlat e Alpeve shqiptare. Ajo po kthehet në burimin më të fuqishëm ekonomik për 2 mijë banorët e saj dhe një aset i çmuar i turizmit kombëtar.

Tamara ishte ndalesa e parë e Kryeministrit Edi Rama në Malësinë e Kelmendit. Tamara ka një shëtitore të re, e shtrirë në 5 mijë m2 përgjatë lumit Cem, është bërë rikonstruksioni i çative dhe është bërë riveshja e fasadave të ndërtesave në qendër, si dhe është bërë mbjellja e pemëve përreth shëtitores. Investimi prej 56 milionë lekë gërsheton peizazhin natyror me karakteristikat alpine të zonës. Aktualisht po punohet për vendosjen e sistemit të ndriçimit, i cili do të jetë në tokë dhe nën strehën e çative, si dhe gjatë shëtitores. Në bisedë me drejtues vendorë, Kryeministri nënvizoi që duhet të vlerësohen dhe merret në konsideratë çdo element i zonës që maksimizon impaktin që projekti duhet të ketë në rritjen e turizmit dhe zhvillimit të ekonomisë familjare.      ​

Artikulli paraprakPLANI I LËVIZJES URBANE, DEBATE MES TË PRANISHMËVE
Artikulli tjetërKODI I RI RRUGOR, POLICIA KONTROLLE NË SHKODËR