Misioni Amerikan në OSBE ka vlerësuar iniciativën e Edi Ramës, në cilësinë e kreut të OSBE-së, për zgjidhur krizën në Bjellorusi. Teksa ka shpërndarë foto nga takimi i Ramës me Stephen Biegun, zëvendës sekretar i shtetit SHBA-së, vihet theksi në nevojën për një dialog konstruktiv mes palëve për të gjetur një rrugëdalje në Bjellorusi.

“Falënderojmë Edi Ramën për iniciativën e tij dhe i kërkojmë qeverisë së Bjellorusisë të pranojë ofertën e tij për të angazhuar në dialog të gjithë palët e interesuara.

Siç deklaroi Rama, dialogu i hapur dhe konstruktiv është i nevojshëm për të gjetur një rrugëdalje në Bjellorusi”, shkruhet në deklaratë, e cila është shpërndarë më pas nga ambasadorja e SHBA- së Yuri Kim.

Ky reagim vjen vetëm pak orë pas vizitës së Ramës në Vjenë, ku do të marrë pjesë në Këshillin Special në fokus të së cilit do të jetë zhvillimet e fundit në Bjellorusi.

Po çfarë ka ndodhur në Bjellorusi? Liderët e Europës vendosën që të mos njihnin zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi, të cilat nxjerrin fitues Alexandër Lukashenko, duke iu përgjigjur kështu thirrjes së opozitës në Bjellorusi, teksa vendi u përfshi nga protestat ku pati viktima, të plagosur, por edhe një numër të lartë arrestimesh.

Nisur nga kjo, OSBE e drejtuar nga kryeministri Edi Rama më 17 gusht propozoi për të vizituar Bjellorusinë për të ndërmjetësuar për zgjidhjen e krizës.

Artikulli paraprak3 EKIPE SHQIPTARE NË TURIN E DYTË TË EUROPA LEGUE/ DUKA: REZULTAT I PUNËS SË PALODHUR
Artikulli tjetërPARASHIKIMI I MOTIT, E PREMTJA ME TEMPERATURA TË LARTA