Kryeministri Edi Rama ishte në Paskuqan për ti kërkuar votën banorëve për të marrë numrat e nevojshëm që të mos jenë peng i koalicioneve dhe të refuzojnë koalicionet.

Rama nuk la pa sulmuar të gjithë kundërshtarët politikë pretendentë për tu bërë kryeministër në 4 vitet e ardhshme dhe programet e tyre politike dhe ekonomike

“Do i shikoni me kristale, llamarina, prapë do të bëhen sikur na ka kapur mallkimi i Sudes. Sudja na shfaqet një herë me fytyrën e Lulit, një herë të Blushit, një herë të Petritit”

Rama i quajti mashtrime për të marrë votën premtimet që kundërshtarët e tij bëjnë para qytetarëve në këtë fushatë elektorale. Ben Blushin e quajti “karafil” duke e ironizuar për premtimin e tij se do japë 1 mijë euro për çdo bebe.

“Janë karrem për të kapur peshkun dhe nuk kanë lidhje fare me zhvillimin. S’ ka zhvillim ekonomik pa shtet. Na jepni numrat që të jemi të pa marrshëm peng, të refuzojmë koalicionet” tha Rama.

Artikulli paraprakDHUNA GJATË FUSHATËS, ZV.KRYEMINISTRJA E PD THËRRET MBLEDHJEN E TASK FORCËS
Artikulli tjetërLSI PADIT KRYEMINISTRIN RAMA NË PROKURORI. JA PËRSE E AKUZON