Kryeministri i vendit, Edi Rama bën me dije se kanë nisur takimet me sipërmarrjen, ku në fokus, sipas tij është rritja e mëtejshme të pagave në sektorin privat.

“Nisim takimet me sipërmarrjen për domosdoshmërinë e rritjes së mëtejshme të pagave në sektorin privat, ku tanimë nga prilli minimumi i detyrueshëm është 40 mijë lek”, shkruan Rama. Ai shtoi se qeveria po bën gati korrektimin e të gjithë skemës së pagave, pas rritjes së pagës minimale, e cila nga muaji prill do jetë në shifrën 40 mijë lekë.

“Ndërkohë që qeveria po bën gati korrektimin e krejt skemës së pagave pas rritjes së ndjeshme të pagës minimale, si reagim ndaj vështirësive të paparashikuara të krijuara kudo prej agresionit të Putinit dhe inflacionit të luftës”, shkruan ai.

Artikulli paraprakJAVA E 26-TË ZHVILLOHET NË DY DITË, NDRYSHON ORARI I NDESHJES SË SUPERLIGËS NË FUTBOLL
Artikulli tjetërVETËM 2 KOALICIONE PËR 14 MAJIN, ‘BASHKË FITOJMË’ STREHA E KANDIDATËVE TË BERISHËS QË GJEN ‘SHPËTIM’ SËRISH TE META!