Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka reaguar lidhur me legalizimin e kanabisit mjekësor në Shqipëri.

Duke publikuar një foto mes gjetheve të hashashit, Salianji shkruan se kryeministri Edi Rama do t’i lejojë trafikantëve të kanabizojnë vendin dhe më pas t’ia faturojë këtë padrejtësi shqiptarëve.

“Kanabizimi nuk mund të jetë një faturë që duhet ta paguajnë shqiptarët dhe nga e cila të përfitojë Edi Rama. Sot me një vendim të parashpallur, Edi Rama i tha shqiptarëve se do të lejojë përdorimin e kanabisit mjekësor. Njeriu që për 8 vite kanabizoi çdo pjesë të territorit! Njeriut që i janë faktuar lidhjet me grupe kriminale dhe për këtë ka dhe drejtues pas hekurave të përfshirë në çështjet e trafikut të narkotikëve. Njeriu që përtej çdo paralajmërimi të ndërkombëtarëve, i dha mundësinë dhe hapësirën çdo trafikanti pa dhe me uniformë të kanabizojë Shqipërinë, sot ka zgjedhur tjetër rrugë. Asnjë qëllim të mirë nuk ka kjo nismë. Edi Rama thjesht po pregatit një territor shumë të sigurt për grupet kriminale, për të kultivuar lirisht në Shqipëri kanabis. Në 8 vite, Partia Demokratike dhe ne si ligjvënës kemi denoncuar lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar në trafikun e lëndëve narkotike. Ndaj sot askush nuk mund të faturojë shqiptarët, për një kosto që e ka të gjithën personale!”, shkruan ai.

Artikulli paraprak“NO BROJA, NO PROBLEM”, TRAJNERI I SOUTHAMPTON KOMENTON MUNGESËN E LOJTARIT SHQIPTAR NDAJ CHELSEA: NËSE DO LUANTE…
Artikulli tjetërPRESIDENTI META: NUK KAM QENË I QETË, JAM TRADHTUAR EDHE NGA ISH-PARTIA IME. ME BASHËN KAM QENË I QARTË, POR…