Në një intervistë për AP publikuar pasditen e sotme pak orë nga fillimi i protestës së opozitës, kryeministri Edi Rama akuzon opozitën se po synon të prishë përpjekjet e vendit për të hapur negoicatat e anëtarësimit në BE.

Ai tha se ishte i vendosur që zgjedhjet vendore do të mbahen më 30 qershor pavarësisht trazirave të opozitës që nga mesi i shkurtit.

“Ka qëllime negative. Për ti treguar Europës që ky vend nuk është stabël, dhe nuk e meriton të merret seriozisht” tha ai, duke iu referuar protestave të cilat kanë qenë të dhunshme.”

Nga ana e tij kryetari i PD-se Lulzim Basha permes nje videomesazhi ftoi qytetaret te dalin në protestë për Shqipërinë si Europa”.

“Të gjithë bashkë sonte në orën 20:00, si njerëz të lirë, si qytetarë me dinjitet, si shqiptarë kurajozë, prindër, motra, vëllezër, bij e bija shqiptarësh, në manifestimin kombëtar të vullnetit tonë të pakthyeshëm për Shqipërinë si gjithë Europa!

Artikulli paraprakCARLA BRUNI NË BUTRINT, ME 11 KËNGËT E ALBUMIT TË FUNDIT
Artikulli tjetërAMBASADA ITALIANE: URGJENT DIALOG, ÇDO AKT DHUNE NUK DO TOLEROHET