Rama: Opozita nuk është monopol i Partisë Demokratike

Pas përfundimit të Asamblesë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama në rubrikën e komunikimit foli sërish për zgjedhjet, koalicionin dhe kërkesën e opozitës për qeveri teknike. Deklarata e Ramës Sot dua ti’u them me sinqeritet dhe siguri se as SHBA dhe BE nuk e mbështesin protestën e PD. Të ngatërrosh mbështetjen për zgjedhjet me marrëzinë e destabilizimit. Shqipëria nuk i ka asnjë borxh PD dhe lidershipit të saj nga frika nga drejtësia, për të mbrojtur gjykatësit nga Vettingu. Berisha refuzoi hetimin e zgjedhjeve të 2009, ne i kontestuam dhe u futëm në grevë dhe jo për grevë urie dhe nuk i bojkotuam zgjedhjet e 2011, kur na vodhën në Tiranë. Kërcënojnë se nuk futen në zgjedhje, madje do pengojnë popullin, nuk është dëgjuar askund një budallallik i tillë. A është demokratike nëse opozita nuk do zgjedhje? Nuk detyrojmë që të hyjnë në zgjedhje nëse nuk duan. Opozita nuk është monopoli i një partie. PD e katandisur nga alternativë në çadër kërcënimesh, ndoshta është fundi i kësaj partie. Mos ketë askush asnjë merak se do mbetet Shqipëria pa opozitës nëse nuk vjen Saliu. Meraku ynë i madh është reforma në drejtësi dhe aleanca e turpshme e PD me kastën e gjyqtarëve të korruptuar. Çadra është për të mbrojtur eksponentët e vjetër të PD dhe të kastës së korruptuar. Bllokimi i pajustifikuar i Vettingut keqardhje. Reforma duhet të fillojë sa më parë për të çliruar shqiptarët nga korrupsioni.

Artikulli paraprakRRITET NUMRI I SULMEVE SEKSUALE TË KRYERA NGA AZILKËRKUESIT
Artikulli tjetërZGJEDHJET NË KAVAJË, VETËM PS PROPOZON KANDIDATË PËR KZAZ-N