Kryeministri Edi Rama ka paditur për shpifje ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kërkon shpërblim dëmi moral prej 100 mijë lekësh të rinj.

Padia e kryeministrit për ish-deputetin Sali Berisha po shqyrtohet nga gjyqtarja Fida Osmani. Seanca e parë paraprake është mbajtur ditën e sotme në gjykatën e Tiranës, ndërsa seanca e radhës do të mbahet më 11 prill.

Berisha akuzoi kryeministrin Rama për marrëveshjen e detit me Greqinë, dhe pikërisht për këtë akuzë është paditur. Mes të tjerash, Berisha deklaronte se Rama po u shiste detin Grekëve.

Në total, Rama ka deklaruar më herët se ka depozituar në gjykatë 40 padi ndja opoitës për shpifjee të artikuluara nga deputetë të opozitës, tashmë të dorëhequr.

Rama kërkon dëmshpërblim nga secili ish-deputet opozitar në shumën e 100 mijë lekëve.

Artikulli paraprakNDALOHET FLUTURIMI NË HAPËSIRËN AJRORE SHQIPTARE I BOEING 737-8 DHE 737-9 MAX
Artikulli tjetërPRISTE LIRIMIN,I VJEN DENIMI NGA ITALIA ME 24 VITE BURG